Çështja e dopingut, Pogba akuzon Juventusin

23 qershor 2025 | 12:13

Paul Pogba ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sept à Huit”, ku ka rrëfyer përvojën e tij të gjatë, midis dëmtimeve dhe një ndalimi për doping. Ai implikon drejtpërdrejt Juventusin, ish-klubin e tij: “I kërkova ndihmë, por nuk m’u dha”. Në historinë e tij, Pogba kthehet në tetor të vitit 2023, kur ndihej i braktisur nga Juventusi.

“Në atë kohë, kërkova ndihmë, për shembull, trajtim ose një trajner atletik, sepse isha ende pjesë e Juventusit. Por as këtë nuk e mora. Ata nuk ishin realisht me mua. Dhe duke e kuptuar këtë, u godita fort. Nuk e kuptova, nuk isha në luftë me ta”, ka shtuar Pogba. Ai foli edhe për rrëmbimin me tentativë zhvatjeje, të kryer nga njerëz që ai i njihte shumë mirë, përfshirë vëllain e tij më të madh Matias, i dënuar me tre vjet burg.

“Jemi në kontakt. Kemi folur, midis nesh, me familjen. E dini, lidhjet e gjakut janë lidhje gjaku. Ka një shenjë, sigurisht, por ne ecim përpara. Vetëm koha do të japë përgjigje, më vonë. Sot, e tëra çfarë duam është që familja të mbetet gjithmonë e bashkuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë, nuk do të gënjej. U plagosa. Jam një qenie njerëzore. Nuk është si më parë, por jemi në kontakt. Kur të ndalojnë dhe ke armën përpara, nuk ke kohë të mendosh, thjesht thua po për gjithçka”, ka deklaruar Pogba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrit Hajdari i PDK-së, një nga kandidatët më të votuar…