Çështja e kufijve mund të jetë pjesë e marrëveshjes, por nuk është elementi kryesor i saj

09 prill 2019 | 22:44

Shtetet e Bashkuara po i nxisin Prishtinën dhe Beogradin të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, ka thënë Matthew Palmer, zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden”, ka thënë Palmer, transmeton VOA.

Këto komente, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i bëri gjatë një takimi me gazetarë në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz…