Çështja e presidentit, Hasani: Kurtit i duhet dikush absolutisht besnik, Osmani nuk është

24 shkurt 2026 | 11:52

Profesori universitar dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për “KoSSeV”, ka thënë se Albin Kurti i Vetëvendosjes nuk synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kjo, ka thënë ai, “do të ishte vetëvrasje politike për të”.

Për çështjen e presidentit që duhet të zgjedhet deri më 4 mars dhe ambicien e Vjosa Osmanit edhe për një mandat, ai  është shprehur skeptik.

“Kurtit i duhet dikush absolutisht besnik. Osmani nuk është e tillë”, ka thënë Hasani.

Sa i përket Bordit të Paqes, Hasani ka thënë se Kosova “nuk ka luksin ta refuzojë një iniciativë amerikane”.

Propozimin e Veton Surroi për shqyrtim në Komisionin e Venecias, Hasani e ka quajtur “të pakuptimtë”.

Për gjykimet në Hagë, ai ka thënë se: “nuk ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale. Kjo nuk provohet”.

Hasani ka kritikuar edhe qasjen ndaj serbëve lokalë: “Linçimi politik ishte i pafalshëm dhe i papërgjegjshëm”.

Sipas tij, dalja e serbëve nga institucionet “ishte hap i gabuar që hapi rrugë radikalizimit”.

Ai ka paralajmëruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “është më shumë se i sigurt” që do të bëhet.

“Sjellja e qeverisë ka legalizuar kërkesat për autonomi asimetrike”, ka thënë Hasani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian…