Çështja e presidentit, Kurti takon Abdixhikun sot në orën 14:00
Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti e pret sot në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Burimet e Klan Kosova bëjnë me dije që takimi i kreut të Qeverisë me atë të LDK Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nga ora 14:00, por ende nuk dihet nëse do të mbahet në objektin e ekzekutivit apo në Parlament.
Një ditë më parë, Kurti u takua edhe me kreun PDK-së, Bedri Hamza.
Përveç përt koordinimin parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar, Kurti e Hamza diskutuan edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë.
Pika më e ‘nxehtë’ ishte e çështja e zgjedhjes së Presidentit për çka kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese.



