Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ai ka thënë se nëse dëshirohet që kjo çështje të merr një zgjidhje duhet të ketë hapësirë për marrëveshje raporton Ekonomia Online.
“Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, duhet të jemi të gatshëm si pozitë dhe opozitë ta zgjedhim presidentin, pra të ketë hapësirë për marrëveshje. Domethënë duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet”, tha ai.
Ndërsa, i pyetur nëse do të kthehet Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Mustafa nuk deshi të deklarohet për këtë, duke thënë se nuk është ky rasti që të flet për këtë temë. “Do t’ju kërkoj falje, sepse sot është krejt një temë tjetër. Nuk do të dëshiroja që sot këtë çështje që e kemi hapur këtu në Akademi ta ndërlidh me emra konkretë, kush synon e kush çka ka bërë të mbarën. Mund ta shfrytëzojmë ndonjë rast tjetër që unë të jap qëndrimin tim politik”, tha ai.
Sa i përket mungesës së Abdixhikut në promovimin e librit, Mustafa u shpreh shkurt se kush ka pasur dëshirë ka ardhur. “Për ftesat e këtij libri, ne kemi pasur atje përpara ftesë publike, kështu që kanë ardhur ata që kanë dashtë të vijnë, me të cilët ne kemi punuar një kohë të gjatë”, tha Mustafa.



