Çështja e presidentit, Tahiri beson se do të ketë zgjedhje të reja
04 mars 2026
| 11:18
Zgjedhja e presidentit është një nga temat kryesore në Kosovë ditëve të fundit.
Kjo dhe shumë çështje të tjera u diskutuan mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova me deputetin e AAK-së Besnik Tahiri.
Tahiri beson se qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.
“Po qysh mos me pasë zgjedhje? Për dy ditë qysh zgjedhet presidenti?”, u shpreh Tahiri në Klan Kosova.
Ai theksoi se askush e sidomos deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duan të kenë zgjedhje të reja.
Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit është data 5 mars.



