
Çfarë do të thotë dorëzimi i Donbasit për ukrainasit?
Luhansku është tashmë pothuajse tërësisht nën kontrollin rus. Por, Ukraina vlerësohet se ka mbajtur rreth 30 për qind të Donetskut.
Disa ditë para takimit me Vladimir Putinin në Alaska, Donald Trump i është referuar asaj që e ka quajtur “shkëmbime tokash” si kusht për paqe.
Për ukrainasit, ishte një kthesë konfuze e shprehjes. Çfarë toke do të shkëmbehej? A do t’i ofrohej Ukrainës pjesë e Rusisë, në këmbim të tokës që Rusia e kishte marrë me forcë?
Ndërsa Volodymyr Zelensky përgatitet të takojë Trumpin, ka të ngjarë të mos ketë element “shkëmbimi” në mendimin e presidentit amerikan.
Në vend të kësaj, ai është thënë se po planifikon të bëjë presion mbi Zelenskyn që të dorëzojë të gjithë rajonet lindore të Ukrainës, Donetskun dhe Luhanskun, në këmbim të ngrirjes së pjesës tjetër të vijës së frontit nga Rusia, një propozim i paraqitur nga Putini në Alaska.
Luhansku është tashmë pothuajse tërësisht nën kontrollin rus. Por, Ukraina vlerësohet se ka mbajtur rreth 30 për qind të Donetskut, duke përfshirë disa qytete dhe fortifikime kyçe, me një kosto prej dhjetëra mijëra jetësh ukrainase.
Të dy rajonet, të njohura së bashku si Donbas janë të pasura me minerale dhe industri. Dorëzimi i tyre Rusisë tani do të ishte një “tragjedi”, ka thënë historiani ukrainas, Yaroslav Hrytsak.
Por, nga çfarë heq dorë Ukraina konkretisht në rast lëshimi?
Një erozion i identitetit ukrainas
Dorëzimi i Luhanskut dhe Donetskut, të njohur së bashku si Donbas do të ishte një “tragjedi”, ka thënë historiani ukrainas, Yaroslav Hrytsak.
Rajonet janë të pasura me minerale, industri dhe kanë prodhuar “politikanë, poetë dhe disidentë të famshëm”, ka thënë Hrytsak.
“Njerëzit e këtyre rajoneve, veçanërisht minatorët luajtën një rol të madh në forcimin e identitetit ukrainas”, është shprehur ai.
“Jeta është më e rëndësishme se territori”
“Unë e mat këtë luftë jo me kilometra, por me jetë njerëzore”, ka thënë Yevhen Tkachov, 56 vjeç, një punonjës shpëtimi emergjent në qytetin Kramatorsk të Donetskut.
“Nuk jam gati të jap dhjetëra mijëra jetë për disa mijëra kilometra katrorë”, ka thënë ai.
“Tradhti”
“Presidenti Zelensky është në një udhëkryq pa një rrugë të mirë përpara tij”, ka thënë Volodmyr Ariev, një deputet ukrainas nga partia opozitare Solidariteti Evropian. “Nuk kemi forca të mjaftueshme për të vazhduar luftën për një kohë të pakufizuar”.
“Por, nëse Zelensky do ta lëshonte këtë tokë, kjo jo vetëm që do të ishte një prishje e kushtetutës sonë, por mund të kishte edhe shenjat e tradhtisë”, ka thënë Ariev.