Çfarë është sëmundja PPR? Rasti i parë u konfirmua në Kosovë

03 korrik 2025 | 14:31

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

AUV ka bërë me dije se menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare, të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar.

“Nga e cila janë marrë mostrat për testim. Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ”, ka njoftuar AUV.

Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. “Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare”, ka njoftuar kjo agjenci.

Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.

Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.

PPR shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

Konfirmohet rasti i parë i shpërthimit të sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’ në një fermë në Landovicë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet…