Çfarë fshihet pas drekës me Albulena Haxhiun? Ramiz Lladrovci del me sqarim

06 nëntor 2025 | 22:31

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me drekën me Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se ishte drekë me mbesën e shokut të tij, dhe se ishte drekë personale, e jo politike.

Lladrovci tutje shprehet se do të vazhdojë të drekojë si qytetarë i lirë.

Postimi i plotë:

Në pikun e fushatës, nga e majta dhe e djathta, filluan komentet për një drekë në publik, në një lokal me plotë mysafirë, me mbesën e shokut tim të idealeve.

Mbaj mend gjatë dhe e di kush i ka thënë kujt kriminel, e di kujt ia dedikova fitoret, e di çfarë nuk dua, por, jetën normale nuk guxojmë ta bëjmë të padurueshme.

Po kalojnë vite dhe politika jonë po kërkon vetëm viktima, politikë të cilës nuk i intereson se ku është Kosova dhe e ardhmja e saj.

Kur një drekë e lidhur me temë personale nxit kaq reagime, merrni me mend sa do të nxiste reagim dreka e përbashkët e krerëve politik të Kosovës që do të donin të dilnin nga gjendja ku gjendemi.

Deficitet nuk shërohen me denoncime, do të vazhdoj të kem dreka, si çdo qytetar i lirë, në Kosovën e lirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër qeverisjen qendrore.…