
‘Çfarë gjuhe flitet në Kosovë’, sulmuesi shqiptar i habit të gjithë me përgjigjen e tij
16 prill 2021
| 15:53
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, është një futbollist i gjigantëve të Bajern Mynih, por i huazuar tek skuadra e Union Berlinit.
Në një intervistë për median gjermane “AFTV”, sulmuesi Dajaku i pyetur se cila gjuhë flitet në Kosovë, u shtang për një moment dhe u përgjigj me fjalën “gjuhë kosovare”.
Gabimi në të shprehur i sulmuesit të ri ka rënë në syrin e shumë fansave të cilët e kanë kritikuar të riun për mënyrën se si u shpreh pasi në trojet shqiptare flitet gjuhë shqipe. 20-vjeçari shihet si një sulmues me të ardhme teksa është aktivizuar për ekipin e 19-vjeçarëve të Gjermanisë.