
Çfarë i ndodhi Blendi Memajt në kufi me Serbinë si lojtar i Rabotniçkit
Blendi Memaj ishte i ftuari i radhës në “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.
Ish-futbollisti ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, ndër to edhe çfarë i ndodhi në kufi me Serbinë si lojtar i Rabotniçkit.
“Shkoj me aeroplan, porj Maqedonisë udhëtoj për në Kroaci dhe atje vijnë më marrin dhe më qojnë në Slloveni – ishte afër”, rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.
“Kryhet faza përgatitore dhe kthehemi ne me autobus dhe në kufirin Kroaci-Serbi në ora 02:00 e mesnatës”.
“Atë ditë trajneri e shfrytëzoi kohën që me u nis ma vonë, që gjatë ditës të kishim stërvitje pasi i kishim dy ditë pushim”.
“Na ndalin në kufi dhe unë jam shumë i lirë me pjesën tjetër të ekipit…”, rrëfen më tej ish-futbollisti.
Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës.