Çfarë i ndodhi? Jennifer Lopez pëson një aksident të rëndë gjatë…(FOTO)

15 maj 2025 | 12:42

Prezantuesja e ardhshme e American Music Awards (AMAs), Jennifer Lopez, pësoi një dëmtim të dhimbshëm pas një aksidenti gjatë provave përpara natës së 26 majit në Teatrin BleauLive në Las Vegas.

Duke ndarë detajet e aksidentit të saj me fansat përmes “Instastory”-t, këngëtarja e famshme postoi foto që dokumentonin pasojat e një dëmtimi të rëndë që pësoi, duke treguar një prerje të dukshme në urën e hundës, e cila dukej mjaft e dhimbshme.

“Pra…kjo ndodhi”, shkroi Lopez, duke u dukur sikur e ka përballuar aksidentin me qetësi, pavarësisht se ndodhi pak më pak se dy javë para natës së madhe në AMAs.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, këngëtarja dhe aktorja tregoi veten duke e trajtuar plagën dhe i siguroi ndjekësit e saj se po shërohej mirë.

Çmimet Amerikane të Muzikës 2024 do të jenë një rast i rëndësishëm për nënën e dy fëmijëve, duke shënjuar rikthimin e saj në skenë si prezantuese për herë të parë në gati një dekadë; prezantuese e ceremonisë për herë të fundit në vitin 2015.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia përfaqësohet në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij…