Çfarë ka ndodhur me gjoksin e Klaudia Pepës?

20 shtator 2022 | 16:34

Një ditë më parë nisi sezoni i 7-të i “Dance ëith Me Albania”. Krahas personazheve publikë që spikatën me kërcimet e tyre, një vëmendje të madhe mori dhe balerina Klaudia Pepa, e cila është pjesë e jurisë së spektaklit së bashku me Ilir Shaqirin dhe Ermal Mamaqin.

Balerina, e cila është zhvendosur prej kohësh në Itali, ra në sy me fustanin e kuq në formë xhakete që kishte veshur. Me dekoltenë e hapur, Klaudia vuri në pah gjoksin e saj. Kaq mjaftoi që ndjekësit të vinin në dukje se balerina mund të ketë bërë një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit.

Kujtojmë që gjatë një intervistë disa muaj më parë, Klaudia pranoi se ishte me dikë. “Një shok e kam dhe unë”, tha Klaudia duke preferuar që të mos ndajë detaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka kërkuar vjehrrit të…