Çfarë ndryshimi pritet të ndodh në profilin tuaj në “Facebook”

21 shtator 2021 | 16:42

“Facebook” shpesh bën ndryshime edhe pa paralajmëruar përdoruesit. Kjo ndodh edhe në platformën “Instagram” pasi ato tani i përkasin një kompanie. Kohët e fundit, “Facebook” po tregon një ndryshim për vetëm disa përdorues, ndoshta në baza pilot.

Ju mund të keni vënë re se poshtë fotografisë së dikujt nuk tregon numrin e pëlqimeve ose reagimeve të tjera, por emrin e një shoku të përbashkët dhe frazën “dhe të tjerët”.

Numri aktual mund të shihet, megjithatë, nga personi që bëri postimin. “Instagram” ka thënë në të kaluarën se në përgjithësi do të heqë numrin e pëlqimeve kryesisht për arsye psikologjike, në mënyrë që kjo të mos jetë një pikëllimi për ata që nuk kanë mijëra pëlqime të influencuesve në postimet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana është lëkundur nga një tërmet këtë të martë. Dridhjet…