Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe ShBA-së?

18 maj 2025 | 08:03

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur në emisionin “Balkan Talks” për rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 13 maj mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, që lidhet me ndërveprueshmërinë dhe sigurinë në komunikim dhe aspektin kibernetik, shkruan Gazeta Sinjali.

Maqedonci tha se kjo marrëveshje është vazhdim i një bashkëpunimi të mëhershëm të formalizuar në vitin 2023 nga kryeministri Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai theksoi se dokumenti aktual ka rëndësi të veçantë politike dhe strategjike për Kosovën, pasi hap rrugën për një bashkëpunim më të thellë me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kjo marrëveshje adreson çështje të ndjeshme që lidhen me sigurinë e informacionit, sidomos për shkak të përdorimit të sistemeve amerikane në Forcën e Sigurisë së Kosovës. SHBA-të janë partneri ynë kryesor për blerjet ushtarake”, tha ai.

Kosova është shteti i 33-të që nënshkruan një marrëveshje të tillë me SHBA-në, çka sipas Maqedoncit tregon për besimin dhe nivelin e avancuar të partneritetit ndërmjet dy vendeve, sidomos në sfera kyçe si teknologjia ushtarake dhe mbrojtja kibernetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të…