
Çfarë po ndodh me Elon Musk? Miliarderi bën deklaratën shqetësuese: “Nëse nuk vdes…”
23 maj 2025
| 11:05
Gjatë një interviste në Forumin Ekonomik të Katarit, Elon Musk tha se do të mbetet CEO i Teslas për të paktën pesë vjet të tjera. “Nëse nuk vdes”-shtoi ai me shaka. Ndërkaq, miliarderi vuri në dukje se goditjet politike kishin ndikuar në shitjet e kompanisë.
Musk tha se do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Donald Trump pasi fitimi dhe të ardhurat e kompanisë së tij “Tesla” ranë ndjeshëm në tre muajt e parë të këtij viti. Ai gjithashtu u përball me kritika të mëdha pasi u bë një figurë e rëndësishme politike në Shtëpinë e Bardhë. “Tesla” dje publikoi një rënie të të ardhurave prej 20% në tremujorin e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe një ulje të fitimit deri në 70%.