Çfarë po ndodh me Kim Kardashian, mbyll kompaninë e bukurisë “KKW Beauty”

08 korrik 2021 | 15:25

 

Marka e njohur e bukurisë “KKW Beauty” për disa kohë nuk do të jetë aktive në treg dhe lajmin e ka dhënë vetë shefja e kompanisë, Kim Kardashian .

Bukuroshja ka thënë se marka do të rikthehet sërish, por me disa ndryshime. Madje, Kim, ka shtuar përveç të tjerash se edhe faqja zyrtare e markës e cila numëron afro 5 milionë ndjekës në Instagram do të mbyllet përkohësisht. Faqja e re do të rinisë më vonë me një pamje dhe imazh tërësisht ndryshe.

Ajo tha: “Jam e lumtur që vazhdoj të zhvilloj dhe zgjeroj gamën time të produkteve dhe që ju më në fund të jeni në gjendje ta përjetoni atë ashtu siç e kam paramenduar gjithmonë”.
Marka do të vijë me formula të reja, më moderne dhe më inovative, të cilat përfshijnë edhe një paketim më unik.

Fansat po spekulojnë se mbyllja e kompanisë mund të jetë si rezultat i emrit “KKW (Kim Kardashian West). Në emrin e kompanisë është edhe mbiemri i ish- bashkëshortit të Kim, Kanye West. Meqë ata të dy nuk janë më së bashku me siguri Kim po mendon të shkëputet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të enjten e ka bërë…