Çfarë sinjali japin rezultatet e zgjedhjeve lokale? (video)

13 tetor 2025 | 16:38
Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të jetë përcaktues edhe për zhvillimet politike në nivelin qendror.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, politologu Dritëro Arifi dhe hulumtuesja në Grupin Këshilldhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), Donika Emini, thonë se gara e partive politike në rundin e dytë të votimit do t’i ndikojë negociatat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ose do të kemi një qeveri shumë të shpejtë, me një koalicion të madh shqiptar – LV, PDK dhe LDK, ose do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë Arifi.

Sipas Eminit, partitë e ish-opozitës nuk do të bëjnë shumë lehtë një koalicion qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa janë në garë të ashpër me të në disa komuna për rundin e dytë, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.

Sa i përket veriut të Kosovës, ku Lista Serbe u rikthye në pushtet, Arifi dhe Emini thonë se mbetet për t’u parë se si do të udhëheqë partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe nëse ajo do t’i zhbëjë vendimet e kryetarëve shqiptarë.

Për më shumë rreth këtyre temave dhe qasjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë ndaj një qeverie të re të Kosovës, mund ta ndiqni bisedën e plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se së shpejti do…