ÇFARË “ZBULIM I MADH”?!…
(… për keqardhje!…)

Mr.sc. Bislim Fetahaj inxh, dipl, gjeologjisë
Trepça identifikon 56 hektarë prona të veta në Lipjan në vlerë prej 8 milionë euro. Sa për informim korrekt po ju njoftoj se kjo çka po raportohet me lartë është një gënjeshtër e paskrupullt në radhën e rrenave që po servirin para opinionit në vazhdimësi këta “super ekspertë” të Trepçës!. Nuk ka zbulime të reja e as gjetje, por thjeshtë është një manipulim, edhe për këto gënjeshtra ishte dashur që dikush të përgjigjej.
Ja faktet:
- Pronat e Njësisë Biznesore Minieratë Artanë, Kishnicë, Hajvali me Flotcion-Kishnicë shtrihen në komunat: Prishtinë, Artanë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Graçanicë.
- Pronat e ,,zbuluara” i gjeni në librat e regjistrimit te pronave te Njësisë në fjalë, edhe fletat poseduese për të gjitha pronat në komunat përkatëse.
- Ekzistojnë librat e regjistrimit të pronave të Njësisë Biznesore të Minierave Kishnicë, Hajvali, Artanë më Flotacion-Kishnicë (siç ekzistojnë për të gjitha Nësitë Biznesore të Trepça Sha.) që nga pas lufta (mund t’i gjeni në Kishnicë dhe në Trepçë!).
- Nuk janë 56 hektarë, siç pretendohet, por janë 58.48.35 hektarë. ‘Pronat shtrihen në: Zona Kadastrale Kosnicë 54.74.76ha; Zona Kadastrale Honrovc 2.41.59ha; Zona Kadastrale Brus 1.29.00ha. Këto janë në infrastrukurë të kompleksit të minierave të Kishnicës ( Toka në të cilat shtrihej vija e teleferikut, toka nën të cilat shtrihen punime minerare nëntokësore, toka të parapara edhe për zgjerim në të ardhmen etj.) Këto janë toka që shtrihen në terrene malore, bokërrina shumica të gjveshura e pa ndonjë vlerë në aspekt të kultivimit apo përdorimit për qëllime tjera. ‘’Zbuluesit’’ i kanë në qejf sensacionet edhe milionat e supozuar që i konsiderojnë si sukses të tyre. Këto prona këta i konsiderojnë si tokë afër Grandit prandaj i vlerësojnë më vlerë milionëshe. Në fakt vlera e tyre e shkëputur nga qëllimet minerare është e ulët (është vlerësimi në regjistrime të pronave). Harrojnë se Trepça nuk ka filluar më këta por është duke pësuar nga këta. Aktiviteti primar i Trepçës dihet çfarë është edhe në atë aktivitet dalin milionat.
- Në tabelën e më poshtme i shihni pasuritë (tokat) e Njësisë Biznesore Minierat Kishnicë, Hajvali, Artanë me Flotacion. Po e bëjnë një “zbulim të bujshëm” si qëllim për t`ua lehtësuar punën ‘’zbuluesve” që të merrem me “me zbulime të tjera”.
| Nr.. | Komuna | Sipërfaqja ha |
| 1. | Podujevë | 20 62 40 |
| 2. | Prishtinë | 83 38 58 |
| 3. | Graçanicë | 268 31 55 |
| 4. | Fushë Kosovë | 1 10 83 |
| 5. | Artanë | 88 65 77 |
| 6. | Lipjan | 58 48 35 |
| Gjithsejtë: | 520 57 48 | |
Pra gjithsejtë 520 hektar;57ari;48m2 ,
Edhe për “zbulimin” e pronave në Hajvali janë të njëjtit “eksperta”. Kanë filluar zbulimet më afër Kishnicës, e tash e kanë zgjeruar zonën e zbulimeve, Po nuk po zbulojn kurrë për gjendjen e prodhimit dhe në përgjithësi për gjendjen katasrofole, jo për fajin e punëtorëve, por për veprimet e tyre donkishoteske. Punëtorët janë pa transport edhe pa menzë, zbulojeni… Duhet pranuar se janë eksperta në shumë lëmi e në veçanti në manipulime dhe në largim të punëtorëve nga puna pa llogaritur pasojatë në aspektin social duke rrezikuar familjet. Për çudi (janë model ) e gjeten edhe ilaqin e sindikatës, ja ndalën zerin… fatkeqësisht po gjejnë ithtarë e mbështetës kudo në ketë kohë manipulimesh!
Ja edhe një zbulim “tjetër i imi’, drejtoria e Kishnicës në Prishtinë. Kthejeni në pronësi të Trepçës – Kishnicës pronën në qendër të Prishtinës (para hundëve të qeveritareve!!!).
Prishtinë, 14.01.2026



