CFR Cluj prezanton Drilon Islamin

02 qershor 2025 | 13:25

Drilon Islami është larguar nga futbolli kosovar. Mesfushori do ta vazhdojë karrierën në Rumani. CFR Cluj e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit të deridjeshëm të FC Prishtinës.

“Njihuni me transferimin e dytë të verës. Duke filluar nga sot, Drilon Islami është mesfushori ynë i ri. Të urojmë mirëseardhje, Drilon dhe shumë suksese me CFR Cluj”, ka njoftuar klubi rumun.

24-vjeçari kështu i dha fund eksperiencës dyvjeçare tek FC Prishtina, ku luajti me mjaft sukses, ndërsa së fundmi e fitoi Kupën e Kosovës me Bardhekaltrit. Ai ka luajtur edhe për Dritën dhe Ferizajn në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Servet Lusnjani shpall te humbur certifikatën e biznesit "Dile” SHPK,…