
Chad Brown, lojtar i ri i KB Trepça
Klubi i Trepçës në basketboll është përforcuar me qendrën Chad Brown, i cili vjen në Kosovë nga Republika Domenikane. Klubi Mitrovicas pret kontribut të madh nga Brown, pasi ka përvojë të madhe në shumë liga evropiane.
“Lojtari i pozitës qendër, Chad Broën (206 cm), i bashkohet Trepçës. Ai vjen nga ekipi Titanes i Republikës Domenikane, me të cilin ka fituar edhe titullin kampion. Chad Brown ka zhvilluar karrierë në Superligën e Greqisë me ekipet Charilaos, Peristeri dhe Apollon Patras. Në Superligën e Turqisë është paraqitur me ekipin Merkezefendi, ndërsa në Superligën e Izraelit ka luajtur për Hapoel Galil Gilboa. Në Poloni ka qenë pjesë e King Szczecin, ndërsa në Bundesligën e Gjermanisë ka luajtur për Giessen 46ers. Përveç karrierës evropiane, ai është paraqitur edhe në G League me ekipin Texas Legends”, ka njoftuar Trepça.