
Challandes: Spanja është ekipi më i mirë në botë
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se “dardanët” nuk e kanë të lehtë të përballen me Spanjën pas humbjes nga Suedia (0-3).
Trajneri zviceran e ka quajtur Spanjën si ekipin më të mirë në botë.
“Pas humbjes nga Suedia nuk është e lehtë të vijmë këtu në Spanjë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. Por, është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë dhe jemi të gatshëm”, ka thënë Challandes.
“Unë menaxhoj një ekip të mirë, ekip më lojtarë shumë të motivuar. Jemi shtet i ri i futbollit dhe duhet të përparojmë, duhet të marrim çdo ndeshje një nga një. Në veçanti ndeshja kundër Spanjës është mundësi për ta treguar progresin e ekipit që është bërë në mënyrë konstante dhe gjatë kësaj periudhe”, ka shtuar ai.