Challandes: Te Lazio ka shumë konkurrencë, por Muriqi do të dijë t’i fitojë hapësirat

17 shtator 2020 | 14:52

“Muriqi është një përforcim shumë cilësor i Lazios”, janë këto fjalët e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, i cili përshëndet transferimin në Serinë A të sulmuesit “dardan”.

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, 69-vjeçari zbërthen cilësitë tekniko-taktike të shtatlartit të sulmit të Kosovës.

“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asistime, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese. Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”, ka thënë Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano…