Challandesi publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit

17 mars 2021 | 15:48

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji; miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet “dardanëve”.

Si zakonisht, Kosova do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  dhe deputeti i…