Challandesi: Synojmë fitore

09 qershor 2019 | 19:01

Përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media në Sofje para stërvitjes së fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë, ka paralajmëruar se në ndeshjen e nesërme synojnë tri pikët.

“Ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur lojën tonë dhe filozofinë tonë dhe nuk do t’i adaptohemi lojës së kundërshtarit. Bullgaria është një skuadër e fortë, e cila ka bërë ndryshime të shumta nga ndeshja që kishim në Prishtinë”, ka thënë Challandes.

“E kam shikuar edhe lojën e tyre kundër Çekisë dhe ka qenë një angazhim i madh i tyre. Sigurisht se edhe për ne nuk do të jetë e lehtë të luajmë këtu, por do të synojmë që të arrijmë fitore. Taktika jonë nuk do të ndryshojë. Nuk jemi skuadër që luajmë vetëm në mbrojtje apo vetëm në sulm. Ne mund të luajmë me sistemin 4-3-3 apo 4-2-3-1”, ka shtuar Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafa Nadal ka mundur Dominic Thiem në finalen e “Roland…