Champions | Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Real dhe PSG jo, Inter dhe Juve në playoff (Renditja finale)

28 janar 2026 | 23:55

Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e të gjithë renditjes.

Chelsea arriti të mposhte me përmbysje Napolin në “Maradona” me rezultatin 2-3, me kampionët e Italisë që e shohin veten jashtë këtij kompeticioni.

Barcelona bëri detyrën, duke mundur 4-1 Copenhagen dhe duke u kualifikuar kështu mes 8 ekipeve më të mira.

Jashtë kësaj 8-she ngeli Reali, që u mposht 3-2 nga Benfica e Mourinhos, ndërsa i njëjti fat ndoqi edhe kampionët në fuqi të PSG-së, që barazuan 1-1 me Newcastle.

Arsenali u tregua perfekt, duke fituar të gjitha ndeshjet, pas triumfit 3-2 me Kairat Almaty, ndërsa Bayerni nuk gaboi kundër PSV-së.

Interi arriti një fitore të madhe, 0-2 kundër Dortmundit, edhe pse nuk i ndihmoi zikaltrit të arrinin 8-shen më të mirë.

REZULTATET:

Ajax 1-2 Olympiacos
Arsenal 3-2 Kairat Almaty
Ath. Bilbao 2-3 Sporting CP
Atl. Madrid 1-2 Bodo/Glimt
Barcelona 4-1 Copenhagen
Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal
Benfica 3-2 Real Madrid
Club Brugge 3-0 Marseille
Dortmund 0-2 Inter
Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham
Liverpool 6-0 Qarabag
Manchester City 2-0 Galatasaray
Monaco 0-0 Juventus
Napoli 2-3 Chelsea
Pafos 4-1 Slavia Prague
PSG 1-1 Newcastle
PSV 1-2 Bayern Munich
Royal Union 1-0 Atalanta

Renditja finale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar faza e ligës në Ligën e Kampionëve dhe…