Champions: PSG përmbys Barcelonën, Juventus barazon, Hojlund i sjell fitoren Napolit, triumfojnë Arsenal e Dortmund

01 tetor 2025 | 23:39

Ndeshjet e Champions këtë të mërkurë rezervuan rezultate interesante.

Barcelona – PSG 1:2
Barcelona e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në epërsi me Ferran Torres pas një asistimi të Rashford. PSG-ja reagoi shpejt dhe barazoi me Senny Mayulus në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, Bradley Barcola rrezikoi, por ishte Hakimi ai që shpëtoi PSG-në nga një gol i sigurt i Olmos. Rezultatin përfundimtar 2-1 e vulosi PSG-ja, duke marrë një fitore të madhe në udhëtim.

Monaco – Manchester City 2:2
Manchester City kaloi herët në epërsi me Haaland, por Monaco u kundërpërgjigj me Jordan Tezen për 1-1. Haaland shënoi sërish në fund të pjesës së parë për 2-1, por Monaco barazoi në minutën e 72-të me një gol të bukur. Skuadrat ndanë pikët pas një ndeshjeje spektakolare.

Arsenal – Olympiacos 2:0
Arsenali dominoi ndaj Olympiacosit në “Emirates”. Martinelli hapi serinë e golave, ndërsa Bukayo Saka vulosi fitoren në kohën shtesë për rezultatin 2-0. Topçinjtë mbajnë ritmin perfekt në grup me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.

Bayer Leverkusen – PSV Eindhoven 1:1
Në “BayArena”, Leverkuseni kaloi në avantazh me Christian Kofane, por Ismael Saibari barazoi për PSV-në vetëm shtatë minuta më vonë. Të dyja skuadrat ndanë pikët në një ndeshje me raste të shumta.

Borussia Dortmund – Athletic Bilbao 4:1
Dortmundi shkëlqeu ndaj Bilbaos me një fitore të thellë 4-1. Daniel Svensson dhe Carney Chukwuemeka shënuan golat e parë, ndërsa Guirassy dhe Brandt vulosën triumfin. Bilbao shënoi vetëm një gol me Guruzetën.

Napoli – Sporting CP 2:1
Napoli mundi Sporting CP 2:1 në një ndeshje të ngushtë. Rasmus Højlund shënoi dy herë për Napolin në minutat 36 dhe 79, ndërsa Luis Suárez realizoi një penallti për Sportingun në minutën e 62-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, priti…