Charles Michel vendos të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian

07 janar 2024 | 12:16

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor dhe nëse zgjidhet do të largohet nga posti që mban në mes të korrikut, tha ai në një intervistë të botuar në gazetën “De Standaard”.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet europiane të vitit 2024”, tha Michel.

“Nëse zgjidhem, do të bëj betimin. Më pas do të ushtroj detyrat e mia si President i Këshillit Evropian derisa të bëj betimin si deputet i Parlamentit Evropian në mes të korrikut. Këshilli Evropian mund ta parashikojë këtë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut dhe të vendosë për një pasardhës”, shtoi ai.

Michel, ish-kryeministër i Belgjikës, është president i Këshillit Europian, i cili përfshin drejtuesit e 27 Shteteve Anëtare të BE-së, që nga viti 2019.

Është hera e parë që një president i Këshillit, do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare europiane.

Ndërsa vendimi i Michel është ligjërisht i favorshëm, vendos presion mbi liderët europianë.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët europianë Kanë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe më pas sërish në 27-28 qershor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një…