Charlie Kirk ka vdekur, thotë Trump

10 shtator 2025 | 23:02

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se aktivisti konservator Charlie Kirk ka vdekur pasi u qëllua gjatë një aktiviteti në Jutah.

“Charlie Kirk, i Madh e madje Legjendar, ka vdekur,” shkroi Trump në Truth Social.

“Asnjë nuk e kuptoi apo e ndjeu shpirtin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara më mirë se Charlie,” vazhdoi presidenti. “Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga TË GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më me ne. Melania dhe unë shprehim ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Erika, dhe familjen. Charlie, të duam!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situatë e tensionuar është krijuar sot pas arrestimit të kameramanit…