ChatGPT parashikon se kush do të jetë Papa i ri mes 135 kandidatëve

25 prill 2025 | 16:03

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar se kush do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut nga 135 kandidatët e mundshëm.

Duke analizuar karakteristikat specifike, kualifikimet dhe rrugët e karrierës së çdo kandidati, teknologjia sipas mediave të huaja identifikoi atë që konsiderohet personi më i mundshëm për të marrë drejtimin e Kishës Katolike Romake.

Ndërsa të gjithë sytë mbeten te oxhaku i Kapelës Sistine, në pritje të tymit të bardhë që do të sinjalizojë zgjedhjen e Papës së re, ChatGPT, mjeti kryesor i inteligjencës artificiale të OpenAI, ka përcaktuar se kardinali Pietro Parolin do zgjidhet si pasardhësi i Papa Françeskut.

Sekretar i Shtetit të Vatikanit për më shumë se 10 vjet, Parolin, nëse zgjidhet, do t’i “rikthejë” titullin e Papës Italisë pas 40 vitesh, pasi tre liderët e mëparshëm nuk ishin italianë.

Pse ChatGPT zgjedh Parolin?

Ai konsiderohet si pasardhës “ideal” i Papa Françeskut, sepse pranohet si nga reformatorët, ashtu edhe nga tradicionalistët. Në fletëvotimet e mbyllura, ku kardinalët evropianë dhe të Amerikës Latine luajnë një rol vendimtar, ai konsiderohet një zgjedhje e sigurt nëse një kandidat qartësisht progresiv nuk mund të mbizotërojë.

Ndër avantazhet që shoqërojnë Parolin, ChatGPT merr parasysh përvojën e tij të gjatë diplomatike, aftësinë e tij për të folur shumë gjuhë. Megjithatë, nuk përmendet përfshirja e tij në një skandal financiar të Vatikanit, që ka të bëjë me pasuritë e paluajtshme në Londër dhe që mund të funksionojë kundër zgjedhjes së tij.

Në çdo rast, ChatGPT e konsideron Parolin si “të preferuarin” edhe pse ka bashkëkandidatë të rëndësishëm. Edhe pse ky person do të ishte zgjedhja “më e sigurt” për të vazhduar punën e Papa Françeskut, gjithashtu pretendentë të fortë për të marrë drejtimin e Kishës Katolike Romake janë kryesisht Luis Antonio Gokim Tagle, Fridolin Ambongo Besungu dhe Mateo Chupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e përfaqësuesve të klubeve të premten është bërë…