Chelsea dhe Tottenham ndahen në paqe

29 nëntor 2020 | 21:00

Përfundoi në barazim pa gola dueli për kreun e Premier League mes mësuesit dhe nxënësit, një barazim nga i cili buzëqeshi Liverpooli që ruajti kreun e renditjes edhe pse tashmë duhet ta ndajë me skuadrën e Jose Mourinhos.

Në Stamford Bridge u luajt një ndeshje e bukur me emocione dhe raste të shumta për shënim por në derbin mes Chelsea-t dhe Tottenham munguan ato që ishin më të rëndësishmit golat.

Chelsea i Lampard shpërdoroi më tepër, por edhe Tottenham pati rastet e saja në këtë derbi që në fund u solli nga një pikë të dyja skuadrave me Tottenham që barazoi Liverpoolin në krye të renditjes në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Chelsea mbeti në kuotën e 19 pikëve, në një kampionat shumë të rivalizuar dhe pa skuadra që bëjnë diferencën për momentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që vjen nga…