
Chelsea e interesuar për shkëmbimin e Simonsit me Nkunkun
Skuadra e Chelseat është në bisedime me klubin gjerman RB Leipzig për një marrëveshje shkëmbimi që do të përfshinte Xavi Simons dhe Christopher Nkunku, raporton “The Guardian”.
Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje personale me Simons dhe janë në negociata me klubin gjerman për tarifën e transferimit të mesfushorit 22-vjeçar.
RB Leipzig raportohet se është i interesuar për rikthimin e Nkunkut, i cili u largua nga klubi për t’u bashkuar me Chelsean në vitin 2023, por nuk ka arritur të lërë gjurmë në Premier Ligë, shkak ishin edhe lëndimet e shumta. Simons vlerësohet rreth 70 milionë euro, ndërsa Chelsea e vlerëson Nkunku rreth 40 milionë euro. Negociatat janë në vijim dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin mes dy lojtarëve.