Skuadra spanjolle kaloi në avantazh që herët në ndeshje, në minutën e 9-të, falë një goli nga Abde Ezzalzouli, ish-lojtari i Barcelonës. Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas dëmtimit të tij.
Në gjysmën e dytë, Chelsea përmbysi ndeshjen me katër gola të shpejtë: Enzo Fernández në minutën e 66’, Nicolas Jackson në të 70’, Jadon Sancho në të 82’ dhe Moises Caicedo në kohën shtesë (91’). Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 për londinezët.
Ëndrrat e Betisit për një trofe të parë europian u shuan, ndërsa trajneri Maresca dhe skuadra e tij festojnë një triumf të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.