Chelsea gati për ta ‘rrëmbyer’ Vinicius Jr

07 janar 2026 | 15:04

Sezoni 2025 nuk i ka përmbushur performancat e brazilianit në raport me sezonet e mëparshme, dhe ardhja e Xabi Alonsos, me të cilin ai nuk u lidh kurrë plotësisht, i ka komplikuar gjërat.

Tifozët e kanë fishkëllyer atë në më shumë se një rast, me lojtarin që madje ka shkuar aq larg sa ka hequr referencat e Real Madridit nga rrjetet e tij sociale. Kjo situatë komplekse është pjesë e negociatave – tani të bllokuara – për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027.

Sipas “Guardian”, Chelsea i Todd Boehlyt është gati të përfitojë nga kjo përçarje – madje menjëherë, në janar, me një ofertë marramendëse: 135 milionë funte (rreth 160 milionë euro).

Kjo shifër do ta bënte Viniciusin nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Real Madridi është në një udhëkryq, duke rrezikuar ta humbasë atë si transferim të lirë brenda 18 muajsh: nëse ai nuk nënshkruan së shpejti, një transferim veror bëhet skenari më i mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi…