Chelsea, gati ta shes Jorginhon

09 korrik 2020 | 16:21

Chelsea është i gatshëm të shesë mesfushorin Jorginho këtë verë, për çmimin e duhur.

Klubi londinez është i vetëdijshëm se Jorginho nuk është i kënaqur me situatën e tij në këtë klub. Ai luajti vetëm 15 minuta në fitoren 3-2 të klubit ndaj Crystal Palace, hera e parë që hyri në fushë që nga rinisja e ligës pas tre muajve shkaku i pandemisë.

Spastrim i madh tek Chelsea, Lampard ia tregon derën e largimit 12 futbollistëve Sipas mediumit Goal.com, lojtari është i pakënaqur në “Stamford Bridge” dhe dëshiron të largohet.

Ish-trajner i tij Maurizio Sarri dëshiron ta marr Jorginho në Juventus gjatë verës.

Blutë janë gati të heqin dorë nga mesfushori, por duan të fitojnë shumicën e 57 milionë eurove që ata paguanin te Napoli për lojtarin në vitin 2018. Është e paqartë nëse Juventusi mund të përputhet me atë shumë, veçanërisht pas nënshkrimit të Arthur nga Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Serbia, ku po qëndron për vizitë në Luginën e…