Chelsea ia rrëmben Wernerin nga duart Liverpoolit

05 qershor 2020 | 11:19

Timo Werner me shumë mundësi do të luajë në Premier Ligë sezonin e ardhshëm, por jo te Liverpooli. Sipas gazetës “Bild”, Chelsea punuar në qetësi dhe pa zhurmë për të bindur futbollistin gjerman.

Liverpooli duket se nuk ka ndërmend që të paguajë klauzolën e tij sipas asaj që shkruan prestigjiozja gjermane, Trajneri Jurgen Klopp dhe sulmuesi kanë patur bisedime personale, pasi dëshira e Werner për të kaluar në “Anfield” njihet tashmë.

Frank Lampard po shfrytëzon stepjen e “Redsave” dhe është gati që të paguajë klauzolën e lirimit të Wernerit. Chelsea do ta bindë futbollistin me një rrogë të majme prej 10 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë konfirmuar…