
Chelsea kërkon 25 milionë paund për Brojën
30 korrik 2025
| 11:09
Skuadra e Chelseat ka vendosur një çmim prej 25 milionë paundësh për kartonin e Armando Brojës, sipas raportimeve nga “The Athletic”. Kjo shifër konsiderohet e lartë duke marrë parasysh historinë e dëmtimeve të sulmuesit shqiptar dhe mungesën e aktivizimit në sezonet e fundit.
Broja nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe pritet të largohet këtë verë, por strategjia e klubit për të kërkuar një shumë kaq të madhe ka shkaktuar habi, sidomos në një kohë kur Chelsea ka nevojë të shesë lojtarë jashtë projektit. Nëse pretendimet nuk ulen, ka rrezik që Broja të mbetet sërish në stol.