Chelsea kualifikohet në çerekfinale (video)

16 mars 2022 | 22:57

Sonte krahas Villarrealit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është kualifikuar edhe skuadra e Chelseat. Kjo e fundit e mposhti Lillen me rezultat 1-2, në ndeshjen kthyese. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 për anglezët.

Në minutën e 39-të, Burak Yilmaz ka realizuar nga penalltia për epërsinë e parë të klubit francez. Ndërsa anglezët e barazuan rezultatin në minutat shtesë nëpërmjet Christian Pulisiq. Chelsea ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Lille (2-1). Në minutën e 71-të, Cesar Azpilicueta realizoi për klubin anglez, i cili do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në çerekfinale janë kualifikuar edhe Real Madrid, Bayern Munchn, Atletico Madrid, Liverpool, Benfica dhe Manchester City.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Villarrealit ka shkëlqyer në përballjen ndaj Juventusit që…