Chelsea me ofertë bombastike për yllin e Real Madridit

02 mars 2026 | 13:20

Real Madrid ka marrë një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurosh për Rodrygo.

Oferta vjen nga Chelsea dhe përfshin 60 milionë euro fikse plus 10 milionë në formë bonusesh.

Klubi madrilen po analizon situatën, pasi sulmuesi brazilian nuk po kalon momentin më të mirë dhe konkurrenca në repartin ofensiv është rritur.

Chelsea e sheh Rodrygon si pjesë kyçe të projektit të ri dhe është i gatshëm ta bëjë prioritet verën e ardhshme.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi uruguajan Darwin Nunez, pritet të largohet nga Al-Hilal në…