Chelsea mposhtet nga Aston Villa, Liverpooli fiton ndaj West Hamit

24 shtator 2023 | 17:09

Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2:1 nga Aston Villa, në kuadër të javes së gjashtë në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë nga të dyja skuadrat që po tregoheshin më të kujdesshme në fazën e mbrojtjes.

Shkëndija e parë në këtë ndeshje erdhi një minutë pa përfunduar ndeshja nga qendërmbrojtësi Alex Disasi i cili shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Të dyja skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve pa arritur të shënojnë ndonjë gol. (0-0)

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 46-të erdhi rasti i parë serioz për gol i takoi vendasve, të cilët rrezikuan me anë të Raheem Sterling, goditja e të cilit u prit mjeshtërisht nga argjentinasi Emiliano Martinez.

Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 56-të me karton të kuq u ndëshkua prurja e re Malo Gusto pas një ndërhyrje të rrezikshme në Lucas Digne.

Pas këtij incidenti, iniciativa kaloi plotësisht tek ekipi mysafir, të cilët golin e avantazhit dhe të fitores e gjetën tek në minutën e 73-të, ku protagonist ishte anglezi Ollie Watkins, i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga një pozitë tejet e vështirë duke mposhtur me sukses portjerin kundërshtar, Robert Sanchez. (1-0).

Deri në fund të takimit, mysafirët e menaxhuan me sukses avantazhin duke fituar kështu tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim.

Liverpool ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pas triumfit me rezultat 3:1 ndaj West Ham këtë të diele në “Anfield”.

Vendasit dolën të parët në avantazh pas një penalltie të shkaktuar nga Nayef Aguerd në minutën e 11-të të takimit. I pagabueshëm nga pika e bardhë u tregua Mohamed Salah i cili mençurisht e mposhti porterin kundërshtar, Alphonse Areola. (1-0).

Liverpool pati mundësinë që ta dyfishojë epërsinë në minutën e 39-të, por goditja e Salah përfundoi vetëm disa centimetra larg kuadratit të portës.

West Ham arriti që të barazojë shifrat në minutën e 42-të përmes Jarrod Boëen, i cili shfrytëzoi një krosim fantastik nga çeku Vladimir Coufal për ta tundur rrjetën e Alisson. (1-1)

Krejt në fund të pjesës së parë në minutën e 42-të, Liverpool arriti të shënojë përsëri kësaj radhe me Curtis Jones por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë (1-1). Epërsinë ekipit të Jurgen Klopp ia dhuroi goli i uruguaianit Darwin Nunez, i cili u gjend mjaft mirë në zonë duke shfrytëzuar pasimin milimetrik nga Mac Allister, gol që bëri që të shpërthejë festa në “Anfield” (2-1). Goli i tretë për Liverpoolin dhe i fundit në këtë ndeshje u shënua nga Diogo Jota në minutën e 85-të të takimit, duke vulosur kështë një fitore të madhe për “The Reds”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka…