
Chelsea në pjesen e parë e demolon PSG-në, ia shënon edhe golin e tretë
13 korrik 2025
| 22:21
Është shënuar edhe goli i tretë i Chelsea kundër Paris Saint Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube. Goli i tretë u shënua nga Joao Pedro, pas një asisti fantastik të golashënuesit të dy golave paraprakë, Cole Palmer.
Të tri golat u shënuan pak para mbylljes së pjesës së parë.
Ky është goli i tretë në këtë kompeticion i Joao Pedros, i cili erdhi këtë verë tek “blutë” e Londrës.