Chelsea nxjerr në shitje dhjetë futbollistë

26 shtator 2020 | 19:02

Chelsea do të luajë sot ndaj WBA, një sfidë jo të lehtë. Blutë e Londrës duan ta harrojnë sa më shpejt humbjen ndaj Liverpulit për t’u rikthyer sërish në shina.

Ndërkohë, trajneri Frenk Lampard mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve të klubit largimin e 10 prej lojtarëve të cilët ai mendon që nuk mund të jenë më pjesë e skuadrës për këtë sezon. Kujtojmë që Çelsi ishte shumë aktiv në merkato duke afruar lojtarë cilësorë si Zijeh, Verner apo Haverc etj.

ANTONIO RYDIGER – Me ardhjen e Tiago Silvës, gjermani do t’i ketë ditët e numëruara. Barcelona, PSG dhe Roma mund të jenë destinacionet e mbrojtësit.

MARKOS ALONSO – Spanjolli do të ketë jo pak konkurrencë me ardhjen e Ben Çilluellit që edhi për 50 milionë euro. Alonso mund të largohet drejt Interit ku e pret me krahë hapur ish-trajneri Konte.

DANI DRINKUOTËR – Çelsi kërkon ta largojë prej kohësh mesfushorin që nuk bën pjesë në planet e Lampardit. Sampdoria mund të jetë skuadra e ardhshme.

KEPA ARRIZABALAGA – Gabimet mund t’i kushtojnë portierit spanjoll vendin e titullarit. Tifozët kanë humbur durimin ashtu si dhe trajneri anglez.

ROS BARKLEI – Aston Vila e kërkon dhe Çelsi është gati ta lërë të lirë mesfushorin. Ky i fundit bëri vetëm 13 ndeshje si titullar në sezonin e fundit.

RUBEN LOFTUS-Çik – Një tjetër anglez që kërkon më shumë minuta. Aston Vila po e ndjek, por duhen 25 milionë paund.

KALUM HADSON-ODOI – I konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar në Premier Ligë, Odoi mund t’i thotë lamtumirë Çelsit pas ardhjes së Zijeh dhe Pulisiç. Bajerni s’e ka harruar anglezin.

VIKTOR MOZES – Sezonin e kaluar ishte pjesë e Interit, por zikaltrit italianë nuk e rinovuan huazimin. Gjithsesi, Mozes mbetet me valixhe në dorë dhe në kërkim të një destinacioni të ardhshëm. Timue Bakajoko – Mesfushori nuk shkëlqeu kurrë me Çeslin që është gati ta rikthejë te Milani që e kërkon me ngulm, por kuqezinjtë duhet të paguajnë 32 milionë paund për 26-vjeçarin.

EMERSON PALMIERI – Juventusi dhe Inter e ndjekin prek kohësh anësorin e majtë që nuk është në planet e Lampardit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Zafir Berisha Senatori zvicërran Dick Marty me ndihmën e…