
Chelsea ofron 60 milionë paundë për Alaban
07 janar 2020
| 15:00
Chelsea është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munchenit, David Alaba.
Pavarësisht prej deklaratave të fundit të trajnerit të Bayernit, Hansi Flick, i cili pak ditë më parë theksoi se futbollisti është i rëndësishëm për skuadrën dhe se ai nuk është në shitje, numri një i stolit të londinezëve vazhdon të këmbëngulë për 27-vjeçarin, i cili konsiderohet si përforcimi ideal për krahun e majtë, pasi Marcos Alonso dhe Emerson nuk preferohen shumë nga trajneri Frank Lampard.
Alaba ka kontratë me skuadrën gjermane edhe 18 muaj, por për të arritur deri te shërbimet e Albas, Chelsea ka gati 60 milionë paundë.