Chelsea pëson humbje nga Evertoni

07 dhjetor 2019 | 16:48

Chelsea ka pësuar humbjen e pestë në Premierligë këtë sezon.

Evertoni e ka mposhtur 3-1 Chelsea për t’ia prishur qetësinë Frank Lampardit te ‘Blutë e Londrës’. Pas fitores 2-1 kundër Aston Villës, që erdhi pas dy humbjeve me radhë, u mendua se Chelsea do të lëndellet.

Por, në xhiron e 16, të besuarit e Lampard janë ndalur në ‘Goodison Park’. Richarlison në minutën e 5’, Dominic Calvert-Lewin 49’ dhe 84’, shënuan për t’ia shkaktuar humbjen e pestë Chelseat këtë sezon. Për ‘Blutë e Londrës’ golin e nderit e shënoi Mateo Kovacic, në minutën e 52’.

Pas kësaj humbje, Chelsea nuk rrezikon të humbasë pozitën e katërt, që ka grumbulluar 29 pikë deri më tani, 7 më shumë se Wolves e 8 më shumë se Manchester United, këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8…