Chelsea ‘rrëmben’ yjet e Unitedit, pas Garnachos në listë edhe një tjetër emër i madh

12 gusht 2025 | 11:06

Chelsea është duke shfaqur interes për të transferuar një  tjetër lojtar të Manchester United, pasi tashmë kanë nisur negociatat për Alejandro Garnacho, sipas raportimeve të fundit në Angli.

Garnacho thuhet se ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në “Stamford Bridge” gjatë kësaj vere, megjithatë dy klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje financiare. 

Dikur i konsideruar si një nga talentet më premtues të “Old Trafford”, karriera e Garnachos ka pësuar rënie, dhe situata u përkeqësua më tej pas komenteve të tij dhe të vëllait pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës ndaj Tottenham. Si pasojë, ai u përjashtua nga turneu parasezonal në SHBA dhe ka qenë duke stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit. 

Por Garnacho nuk është i vetmi emër nga United që ndodhet në radarët e Chelseat. Kobbie Maino, është gjithashtu një objektiv i londinezëve.  

The Sun raporton se Chelsea “po e pret krahëhapur”, duke ndjekur situatën prej më shumë se një viti. 

Ndërsa Manchester United nuk ka ndërmend ta shesë Mainoon, klubi po has vështirësi për ta bindur atë të rinovojë kontratën afatgjatë.  

Pas një sezoni të shkëlqyer në 2023/2024, ku siguroi vend në kombëtaren e Anglisë për Euro 2024 dhe luajti titullar në finalen ndaj Spanjës, forma e tij sezonin e fundit ka rënë. 

Po ashtu, ka pasur spekulime se Mainoo nuk përshtatet në mënyrë ideale me sistemin e Ruben Amorim, për shkak të transferimeve që United ka kryer këtë verë, të cilat mund të kufizojnë minutat e tij në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjet…