Chelsea shkarkon Potterin

02 prill 2023 | 23:50

Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Graham Potter, teksa konfirmimi ka ardhur me një postim në rrjetet sociale.

“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Tekniku 47-vjeçar numëron 31 ndeshje në bankinën e kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për çdo ndeshje. Ai u mor në skuadër për të shpëtuar sezonin, por rezultatet në kampionat nuk erdhën, pasi Chelsea renditet në vendin e 11-të. Më parë, Potter ka drejtuar skuadra të ndryshme si Brighton apo Swansea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Heilbronn të Gjermanisë, Naser…