
Chelsea shpërblen Brojën me kontratë të re
10 maj 2021
| 16:29
Armando Broja është duke kaluar në një formë të mirë në Eredivisie me skuadrën e Vitesses. Shqiptari ka shënuar tashmë 11 gola në fanellën e Vitesses dhe si duket ka bindur drejtuesit e Chelseat me paraqitjet e tij fantastike. 19-vjeçari është transferuar në Vitesse në formë huazimi dhe ka shkëlqyer në sezonin 2020/2021, tani Chelsea planifikon ta shpërblejë sulmuesin shqiptar me një kontratë të re.
Sipas korrespodentit të Chelseat në kuadër të “Goal.com”, Nizaar Kinsella, Chelsea ka bërë të ditur dëshirën e tyre për të rinovuar me Brojën.