Chelsea synon transferimin e Ter Stegenit

26 qershor 2025 | 11:49

Chelsea po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Klubi londinez kishte tentuar më parë të siguronte shërbimet e Mike Maignan nga Milani, por tashmë sytë i ka rikthyer nga gjermani.

Mediat angleze raportojnë se Chelsea ka kontaktuar Barcelonën për të pyetur mbi disponueshmërinë e Ter Stegen, dhe portieri po merret seriozisht në konsideratë nga klubi londinez.

E ardhmja e Ter Stegen në “Camp Nou” mbetet e pasigurt, veçanërisht pas nënshkrimit të fundit me Joan Garcia, i cili shihet si një zgjidhje afatgjatë për portën e Barcelonës. Përveq Chelseat interesim për Ter Stegen ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze Manchester United.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të…