
Chelsea transferon Joao Pedro për 60 milionë paund
30 qershor 2025
| 13:15
Chelsea vazhdon të bëjë goditje të mëdha në merkato. Klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Brightonin për transferimin e sulmuesit Joao Pedro, i cili do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Enzo Maresca. Marrëveshja është mbyllur për shifrën e lartë prej 60 milionë paundësh.
Ky është një tjetër investim i rëndësishëm nga ana e “Blutë e Londrës”, të cilët më herët kanë shpenzuar 35 milionë paund për talentin Delap dhe 65 milionë për të siguruar shërbimet e Jamie Bynoe-Gittens nga Borussia Dortmund.
Me këtë ritëm blerjesh, Chelsea po tregon ambicie të qarta për të rikthyer konkurrueshmërinë dhe për të ndërtuar një skuadër të re, të fuqishme dhe të gatshme për të luftuar për trofe në të gjitha frontet.