
Chris Martin mohon të jetë puthur me Dua Lipën
03 tetor 2019
| 11:45
Këto ditë ka pasur thashetheme se Chris Martini është parë duke u puthur me Dua Lipën në skenën e festivalit Glastonbury, gjatë fundjavës.
Por, 42-vjeçari, solisti i Coldplay, ka mohuar spekulimet se ai ka puthur 23-vjeçaren.
“Ne duam të konfirmojmë se Chris Martin dhe Dua Lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq”, ka thënë një përfaqësues i Chrisit në një deklaratë për “Daily Mail”.